Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve.
Lideri Ahmeti foli para mbi një mijë të pranishmëve për situatën politike në Maqedoni të veriut dhe në rajon, për të ardhmën e shqiptarëve, për mundësitë e mërgatës kombëtare për investime në vendlindje.
Më poshtë ua nisim fjalimin integral të z. Ali Ahmeti:
Të nderuar vëllezër dhe motra, Të dashur bashkëatdhetarë ngado që keni ardhur, Na Struga deri në Kumanovë Nga Presheva në Mitrovicë, Gjilan dhe Dukagjin Sepse këtu takova shumë nga bashkëluftëtarët e mi, Ditën e alfabetit dhe shkrimit shqip dhe festat e 28 nëntorit ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, dhe përkujtimin e momentit të rëndësishëm që do mbahet nesër në orën 13, me rastin e Komunikatës së parë ku publikisht njoftohet e tërë bota se të gjitha njësitë e UÇK dhe rezistencës emërohen në një emër UÇK, dhe me kënaqësinë më të madhe kam ardhur në këtë nëntor për të festuar bashkë me ju dhe të ndaj gëzimin që në vazhdimësi të pandarë kemi qenë gjatë gjithë veprimtarisë deri në çlirimin e Kosovës dhe në ndryshimin e statusit politik e juridik të shqiptarve në shtetformues. Të gjitha të drejtat luftën e larë me gjak dhe më plagë derisa jemi këtu dua të rikujtoj festat e nëntorit, në pak vargje platformon e Çubrilovicit dhe Grashinit, se çfarë mendojnë ata për shqiptarët sepse ja vlenë që platforma të tilla ti kujtojmë.
Ne sërbët nuk jemi armiq më të mëdhenj se shqiptarët nëse duhet të ngrejmë kokën tonë duhet të ulim kokën e tyre (do të thotë të shqiptarëve), nëse duhet të ndjehemi të gjerë në teritore duhet të ngushtojmë hapëisrat e tyre dhe nëse duhet të na dojë bota duhet të bëjmë që bota të urrejë ato, që shqioptaët të braktisin teritoret e tyre duhet të ua nxijmë jetën dhe të ua mohojmë origjinën ilire dh epirote e dardane dhe tua vrasim krenarinë ilire, tua shkatërojmë vatrat dhe ua ngaterojmë errërat dhe tua njollosim ëmblemat dhe simbolet e lashta ilire, duhet domosdoshmërisht që të tjerin gjuhën dhe zakonet dhe të ua rrëmbëjme gjithçka që kanë ilire dhe ti lëmë pa miq derisa ata të urrejnë dhe mos durojnë njëri tjetrin. Përfundimisht të mohojnë vetveten dhe të finalizohet kjo platformë duhet antishqiptarizmi të jetë deviza e vetme e shtetit tonë, mosqënia e shqiptarëve është vet ekzistenca e kombit serb. Pse e fillova me këtë platformë sepse është pikërisht ashtu, në këtë nëntor janë prerë dhe vrarë me qindra dhe mijëra shqiptar që nga Merdara e deri në Librazhd, do të thotë për të realizuar që është vetëm tre fjalë për të zgjeruar teritoret serbe të ngushtojnë ato shqiptare.
A nuk e shihni se çfarë platfomre kanë realizuar, shqiptarët duhet ti prezantojnë çpara shteteve fqinje që mos kenë miq, ne duhet të mësojmë nga e kaluara sepse armiqtë tanë kanë dashur të na shohijn të përçarë, jo nga krenaria por Faik Konica ka thënë ruaje Zot Shqipërinë nga shqiptarët se nga të huajt ruhemi vetë, mos harrojmë se tokën e kemi të larë me gjak dhe me plt varre e plagë, nga Struga e deri në Malësi të Madhe, Mitrovicë e Merdarë, Bujanoc e Medvegjë, nuk ka pëllëmbë që nuk është mbuluar me dhimbje dhe më shumë se sot nuk na duhet uniteti dhe afërsia e ndërtimi i strategjisë për të ardhmen e ndritshme mbi gjeneratat që vijnë pas nesh. Me përplasje dhe mosdurim nuk ndërtohet ardhmëria, historia nuk ka filluar me ne dhe nuk do të mbarojë me ne, është ndërtuar mbi 5 mijë vite më parë nga Skenderbeu që na e ruajti krenarinë dhe shpirtin gjallë, ne nuk do të harrojmë se Adem Jashari e ruajti me gjak deri në çlirimin e plotë të Kosovës, mos harrojmë se sa nëna ua tha loti duke filluar që nga Nuhi Berisha djali 22 vjeçar rezistoi kundër pushtuesit dhe Rexhep Malaj kaloi si i ri në ilegalitet dhe ra për të drejtat e lirisë, Ardian Krasniqin e Ilir Konjushefcin dhe batalionin e parë Luan Haradinaj në krye me Fehmi Lladrovcin për të shkuar drejt Drenicës për tu bërë bashkë me Adem Jasharin.
Por, ua çorëm maskat dhe jeni ju që me demonsrata që nga 1981 nuk keni lënë metropol të Europës pa trokitur për padrejtësinë ndaj shqiptarëve që bëheshin në kohën e ish Jugosllavisë, është gjersa juaj dhe paraja juaj që e bëri UÇK të fortë dhe të fuqishme është mundi juaj prandaj ju jeni pjësë e pandarë e historisë shqiptare. Tani na duhet shumë kujdes se si ndërtojmë politikat, në politikë fiton ai që bën poliitkë të arsyeshme dhe racionale bashkë me zhvillimet globale dhe gjeopolitike dhe strategjike, Kosova duhet të bëhet pjesë e OKB dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe duhet udhëhequr politikë e mençur me SHBA dhe BE, ne që kemi përjetuar organizime të mëdha të luftës e dimë që SHBA dhe pa ndihmën e tyre nuk do ishim në këtë sallë dhe nuk do kishim fituar luftën por do ishim djegur të gjithë, por ishte vendimi i SHBA që i shpalli luftë përkundrejt luftës tonë të drejtë dhe fashiste që bënte Serbia. Amanet brezave tua lëmë që të jenë ndaj SHBA për ndihmën që na e dhanë në drejtim të çlirimit të Kosovës, lirinë e fituam me gjak por çlirimin me aleat. Në Maqedoni, vëllezërit tanë të cilët unë i kma pasur bashkëpunëtorë bënë gabimin e madh, dhe nuk duhet bërë vazal.
VMRO fitoi zgjedhjet, dhe unë kam apeluar tek ata që mos meren me politikë nacionaliste se janë të ri, Maqedonisë i duhen marrëdhënie të mira me fqinjët dhe e ardhmja varet nga dy komunitetet më të mëdha në vend dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të na mohohet flamuri, gjuha, sepse janë të paprekshëm. Prandaj nuk lejon as mërgata shqiptare që do të organizohen që kjo gjuhë e lashtë e fituar me gjak të mos preket dhe këtë ua kemi bërë me dije të katër anëve dhe maqedonasve sepse ne jemi solidarizu kur ua kanë kontestuar origjinën e tyre dhe ne kemi qenë në krah të tyre. 18 cikle zgjedhore nuk kemi humbur dhe nuk kam qëndruar dhunshëm në pushtet por pse më kanë përkrahur shqiptarët, unë nuk ja kontestoj se i ka fituar zgjedhjet por ama Mickoski nuk mund të ndërtojë qeverinë pa legjitimitetin sepse ne kemi fituar mbi 60% të votave të elektoratit shqiptar. Ata kanë gabuar me hakmarrje sepse në 2016 ata fituan dy mandate se LSDM dhe ne bëmë koalicion me LSDM, VMRO kërkoi nga unë që të kërkoj nga Gruevski të tërhiqet nga pozita e kryeministrit, por ju thash që ato punë duhet ti zgjidhni vetë, tre muaj kemi bërë negociata. Sot jemi anëtar të NATO-s, Rusia ka ndërtuar parti politike në Maqedoni dhe janë angazhuar fuqishëm. Ne jemi me frymën perendimore dhe nuk mund të ndryshojmë se dikush dëshiron të mbajmë frymën ruse dhe të Vuçiqit. Mickoski zgjodhi disa që nuk kanë guxim dhe kjo më ka dëshpruar, shqiptarët mund të kemi dallime por ama për çështje që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit duhet të jemi një. Nënshkruam marrëveshje me të gjithë bashkë që nuk do ketë partneritet me parti që nuk ndryshon kushtetuten dhe integrimin europian. Të gjithë e mohuan.
Burimi: TV KLAN