Ali Ahmeti nga Struga: Do të qëndrojmë të palëkundur, të bashkuar dhe të fortë në mbrojtjen e çdo të arriture

May 10, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte zhvilloi një takim me qytetarët dhe simpatizantët partiakë në Strugë.

Në Ditën e Evropës, Ahmeti përcolli mesazhe l para të pranishmëve, duke theksuar se misioni për anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Evropian mbetet një prioritet i pakompromis për Bashkimin Demokratik për Integrim.

Gjatë takimit siç thuhet në njoftimin e kësaj partie, u diskutuan shqetësimet e qytetarëve, të cilët siç thuhet “denjësisht shprehën dyshimet e tyre ndaj një Qeverie që, çdo ditë, po e dëshmon veten si antishqiptare dhe antishtetërore, përfshirë këtu edhe bllokimin e procesit të integrimit të vendit në BE me politika destruktive që po i mbyllin rrugët drejt një të ardhmeje me perspektivë.”

“Ju garantoj se do të qëndrojmë të palëkundur, të bashkuar dhe të fortë në mbrojtjen e çdo të arriture”, theksoi Ahmeti.(INA)

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Khloe Kardashian në formë si gjithnjë, merr vëmendje me paraqitjen e saj

Story i radhës

Bardhi hedh poshtë akuzat e Ballukut: Nuk ekziston asnjë urdhër për prishjen e procesit zgjedhor!

Të fundit nga

Theo Hernandez në dilemë

Theo Hernandez është në dilemë nëse duhet të zgjedhë paratë apo pasionin. Al-Hilal po përgatit një ofertë të majme për të tunduar mbrojtësin e majtë të Milanit, që përfshin një pagë “monstruoze”
sqmken
ShkoLartë