Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe themelues i UÇKsë, Ali Ahmeti, po qëndron në Kroaci ku bashkë me veteranët shqiptarë të luftës së Kroacisë, ka nderuar dëshmorët e luftës.
“Sot, bashkë me veteranët në Zagreb nderuam mbi 3.000 shqiptarë piesëmarrës në luftën çlirimtare të Kroacisë, 87 dëshmorë, 250 invalidë të luftës bashkë me të gjithë çlirimtarët e tjerë e luftës së Kroacisë.
Gjithashtu nderuam z. Milan Shufllaj, albanologun dhe historianin kroat që i doli zot prejardhjes së shqiptarëve dhe këtë e pagoi me jetë.
Lavdi të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësi!” shkruan Ahmeti në Facebook.
Burimi: TV KLAN