Ali Ahmeti: Në vitin 2001 isha me kallashnikov në krah, por pranova kompromis për 20%

October 30, 2022
1 minut lexim

Nuk ka asnjë problem, ne e kemi diskutuar edhe me VMRO-në edhe LSDM-në. Në momentin e duhur që ne do i kemi 80 mandate me 2/3, sepse është edhe ndryshim i Kushtetutës, ky problem edhe mund të rregullohet, kështu u përgjigj sonte kreu i integristëve, Ali Ahmeti në lidhje me heqjen e termit “20% nga Kushtetuta, që i referohet gjuhës shqipe.

Ahmeti tha se siguron se 20% nuk i cenon të drejtat e shqiptarëve dhe se e njëjta do të largohet në momentin e duhur.

“20% është një kompromis që është bërë në vitin 2001, me qëllim që të mos cenohet substanca e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, dhe ne si shqiptar këtë kompromis e kemi bërë. Unë nuk kam qenë në tavolinën e bisedimeve, unë kam qenë me kallashnikov në krah në 2001, por e kam pranuar këtë kompromis sepse thjeshtë nga i gjithë komuniteti ndërkombëtarë, nga të gjithë ata që përpiqeshin të kontribuojnë për paqen dhe arritjen e kësaj Marrëveshje, na siguruan por edhe ne ishim të vetëdijshëm, por edhe partitë politike me të cilat kam qenë aso kohe në komunikim të përhershëm që nuk cenohet substanca e marrëveshjes dhe nuk cenohen të drejtat dhe avancimi i shqiptarëve”, tha mes tjerash Ahmeti.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Reciprociteti: Ata merr na këqyrë, na këqyrë ata merr…!

Story i radhës

Shefi i inteligjencës ukrainase: Putini ka të paktën tre “kopje”, kanë kryer operacione plastike

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во
ShkoLartë