Ali Ahmeti, Nazim Bushi dhe veprimtarë të tjerë: Familja Makolli në Prishtinë vatër e rezistencës kombëtare

min lexim

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi bashkë me kryetarin Ali Ahmeti dhe bashkëveprimtarë të tjerë kanë bërë homazhe tek varri i veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Shasivar Makolli për të vazhduar më pas në Kodrën e Trimave në Prishtinë për të zbuluar edhe një pllakë përkujtimore pranë shtëpisë së familjes Makolli, vatër kjo e cila në momentet më kritike të ballafaqimit të popullit shqiptar me dhunën policore dhe ushtarake serbe, u shndërrua në një bazë të fuqishme të rezistencës sonë kombëtare, prej ku ka filluar edhe një numër i konsiderueshëm i aksioneve kundër okupatorit serb.

Ky është postimi i plotë i zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Nazim Bushi në faqen e tij zyrtare në facebook:

Sot bashkë me kryetarin Ali Ahmeti dhe bashkëveprimtarë tanë të tjerë bëmë homazhe tek varri i veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Shasivar Makolli për të vazhduar më pas në Kodrën e Trimave në Prishtinë për të zbuluar edhe një pllakë përkujtimore pranë shtëpisë së familjes Makolli, vatër kjo e cila në momentet më kritike të ballafaqimit të popullit shqiptar me dhunën policore dhe ushtarake serbe, u shndërrua në një bazë të fuqishme të rezistencës sonë kombëtare, prej ku ka filluar edhe një numër i konsiderueshëm i aksioneve kundër okupatorit serb.

Kjo shtëpi na kujton veprat sublime të popullit shqiptar, heroizmin e familjes Makolli dhe sakrificën e mijëra familjeve të tjera fal të cilëve erdhi liria e vendit.

Në familjen e Shasivar dhe Sevdije Makollit, ku të gjithë anëtarët ishin të lidhur me kauzën kombëtare, shumë veprimtarë gjetën strehim, ngrohtësi, dhe mikpritje karakteristike shqiptare, figura të shquara të historisë sonë moderne, duke filluar nga simboli i rezistencës kombëtare Adem Demaçi e deri tek drejtues të rëndësishëm të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Story i mëparshëm

Himarë/ Arrestohen dy turistët nga Anglia, shpërndanin doza të drogave të forta gjatë sezonit turistik

Story i radhës

Jo vetëm Lewa

Të fundit nga