Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë fjalimit të tij me rastin e Akademisë tradicionale solemne në nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe pavarësisë ka thënë se “Punët e mëdha realizohen më mirë e më shpejtë kur jemi bashkë dhe që vogëlsirat duhet t’i lejmë pas krahëve pasi që ky është shekulli i shqiptarëve.”
“Ngado që eca vetëm gëzime pash sot dhe ky gëzim po ndërtohet mbi gjakun këtyre njerëzve të cilët në jetë të jetëve duhet t’i kujtojmë sepse nga gjaku i tyre ne sot jemi bërë bashkë këtu, festojmë të lirë, ia kemi lënë historisë që ne festat e Nëntorit i festonim fshehurazi, që flamuri shqiptar fshehurazi ngritej, që shpresat mos të humbnin, por duhet kujtuar atë që na mbajti shpirtin gjallë 500 vjet me radhë, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, duhet kujtuar etëritë e pavarësisë dhe të Nëntorit të dytë, Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin e Isa Boletinin”, ka thënë Ahmeti.
Burimi:________