Ali Ahmeti kujton Abdilaqim Ademin në katër vjetorin e vdekjes

1 minut lexim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar Abdilaqim Ademin në katër vjetorin e vdekjes së tij.

Me këtë rast kreu i BDI-së duke kujtuar njërin ndër figurat kryesore ka thënë se shumë herët iku Qima, mik i të gjithë neve.

“U bënë sot plot katër vite pa mikun dhe bashkëveprimtarin tonë Abdilaqim Ademi.

I ruaj me mall si kujtim vitet e punës që i kaluam bashkë, kontributin dhe angazhimin e tij të sinqertë në Bashkimin Demokratik për Integrim për zbatimin e vlerave të barazisë, përfaqësimit të drejtë dhe faktorizimit të zërit të shqiptarëve në vend.

Instituti “Abdilaqim Ademi” do të vazhdojë të ruajë gjurmët e punës së tij të palodhshme ndër shumë gjenerata”, ka shkruar Ali Ahmeti .

Story i mëparshëm

Grubi përkujtoi Abdilaqim Ademin në katër vjetorin e vdekjes së tij (FOTO)

Story i radhës

Kacarska: Nuk ka shtet ku politika nuk dëshiron t’i fusë duart në gjyqësor, por gjyqtarët duhet të kundërshtojnë

Të fundit nga