ali ahmeti ia mbane gajlet vlen it 681f809099968

Ali Ahmeti ia mbanë gajlet VLEN-it

May 10, 2025
1 minut lexim

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, nga Struga dërgoi një paralajmërim të ashpër ndaj strukturave politike maqedonase, duke i akuzuar për hakmarrje sistematike dhe përjashtim të shqiptarëve nga institucionet. Sipas tij, këto politika mund të shkaktojnë pasoja serioze dhe një “revoltë të paparë” në mesin e komunitetit shqiptar.

“Kjo hakmarrje kundër shqiptarëve nuk i ndihmon shtetit dhe perspektivës së tij evropiane. Ajo nxit revoltë te shqiptarët, dhe ata nuk e kuptojnë këtë. Kjo duhet të kuptohet drejt!”, deklaroi Ahmeti, duke aluduar në raste të përjashtimit, degradimin e dygjuhësisë dhe drejtësinë selektive.

Ai theksoi se largimi i gjuhës shqipe nga tabelat institucionale dhe shenjat rrugore, si dhe sulmet politike ndaj shqiptarëve dhe simboleve të tyre, nuk janë në frymën e vlerave evropiane. “Si është e mundur që Zvicra të funksionojë me katër gjuhë zyrtare, ndërsa Maqedonia nuk mundet me dy?”, pyeti Ahmeti.

Ahmeti paralajmëroi se përpjekjet për ndarje dhe marginalizim politik do të destabilizojnë shtetin dhe përsëriti: “Ne duam demokraci funksionale, por nëse nuk ndalet diskriminimi – gota do të derdhet.”

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

shtetasi turk tentoi te vriste bashkatdhetarin me kapak pusetes ne qender te shkupit 681f80588ea8c
Story i mëparshëm

Shtetasi turk tentoi të vriste bashkatdhetarin me kapak pusetës në qendër të Shkupit

tre ambasadore te shkarkuar dhe dy me mandat te perfunduar vazhdojne ne detyre 681f8094017c1
Story i radhës

Tre ambasadorë të shkarkuar dhe dy me mandat të përfunduar vazhdojnë në detyrë

Të fundit nga

ShkoLartë