ali ahmeti be ja eshte mision jetik per ne dhe femijet tane te deshmojme pjekuri ti votojme ndryshimet kushtetuese 64e05544c21b7

Ali Ahmeti: BE-ja është mision jetik për ne dhe fëmijët tanë – të dëshmojmë pjekuri, t’i votojmë ndryshimet kushtetuese!

August 19, 2023
1 minut lexim

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është deklaruar për seancën e sotme ku në rend dite hynë ndryshimet kushtetuese.

Thotë se ndryshimet kushtetuese janë çështje jetike, që përcaktojnë ecurinë e mëtejshme të procesit eurointegrues.

Ahmeti thotë se përgjegjësia tani bie mbi deputetët, ata duhet të dëshmojnë pjekuri duke votuar ndryshmet kushtetuese, për të përmbushur këtë mision jetik “për ne dhe fëmijët tanë”.

“Sot shumëkush mendon dhe guxon të pengojë ardhmërinë europiane duke manipuluar e tentuar të përfitojë nga situata e brishtë politike, një triumfalizëm ky subjektiv dhe joracional, por i rrezikshëm që mund t’i kushtojë vendit edhe shumë vite tjera pritje dhe pasiguri.

Bëj thirrje deri te gjithë kolegët deputetë, në veçanti deri te opozita që të reflektojnë sa nuk është vonë, të mos lejojnë që emrat e tyre të mbahen mend si shkaktar të stagnimit të vendit.

Rruga drejt Bashkimit Europian nuk do të ndalet, por sot më shumë se kurrë duhet vepruar që hapi të përshpejtohet dhe të realizohet qëllimi madhor deri në vitin 2030!

Bashkë drejt Europës!”, tha mes tjerash Ahmeti.

MARKETING

RENT A CAR

cfare nuk duhet te mungoje kurre brenda nje cante kur dilni darkave 64e04fddc6070
Story i mëparshëm

Çfarë nuk duhet të mungojë kurrë brenda një çante kur dilni darkave

6 vjet nga suksesi historik i kombetares se kosoves ne basketboll 64e05b5ead07b
Story i radhës

​6 vjet nga suksesi historik i Kombëtares së Kosovës në basketboll

Të fundit nga

ShkoLartë