Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një intervistë format ndryshe dhënë për televizionin 21, deklaroi se asnjëherë nuk ka marrë në mbrojtje askënd që vepron në kundërshtim me ligjin.
“U aktualizuan ca çështje si puna me “Soravian” ku u bë një zhurme e panevojshme, sepse nipi im është i shkolluar në kolegj amerikan, është profesional në punën që bën dhe kjo do të thotë që ai po edhe fëmijet e tjerë duhet të punojnë në profesionet e tyre, e jo të rrinë nën hijen time, nën emrin tim në politikë. Edhe sikur të bëheshin pjesë të polotikës, do të diskutohej se përse u bënë pjesë në politikë, edhe tani kur po punojnë privatisht prap po sulmohen, sepse çdo gjë po bëhët për të sulmuar BDI-në vend e pavend. Unë nuk e mbroj askend që vepron në kundërshtim me ligjin, as familjarët e mi, sepse unë e kam parim që keqperdorime shtetërorë nuk lejohen, keqpërdorimi i parasë publike nuk lejohet sepse ne kemi ndërgjegje dhe nuk mund të veprojmë në një mënyrë të tillë të ulët”, deklaroi Ahmeti.