Algjeriani udhëton 400 kilometra për ta përkrahur Kosovën dhe Shqipërinë

1 minut lexim

Algjeriani, Houssem Tujamo ka udhëtuar rreth 400 kilometra nga kryeqyteti Algiers për në Oran, për të përkrahur ekipin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë gjatë Lojërave Mesdhetare Oran 2022.

Ai prej vitesh posedon një fanellë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e ka bërë vetë për shkak të historisë së Kosovës dhe veçanërisht Adem Jasharit.

Ka edhe fanella tjera kuqezi, kurse llogaria e tij në Instagram është e mbushur me foto që simbolizojnë dashurinë e tij për shqiptarët.

Në shenjë falënderimi, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i dhuroi fanellën e ekipit të Kosovës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Rama kapi 99.9% të pushteteve me zgjedhjen e Presidentit”/ Berisha: Legalizimi i kanabisit do të thotë të pranosh krimin

Story i radhës

U zgjuat në mes të natës dhe nuk mund të flini përsëri? Ju duhet të bëni vetëm një gjë

Të fundit nga