“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, ku tashmë ka nisur dhe sezonin e dytë me po të njëjtët moderator Romeo dhe Donald Veshaj.
E ftuar në pjesën e parë të emisionit të mbrëmjes së djeshme ishte moderatorja, Alesia Bami, e cila iu përgjigj kritikave të shumta që merr nga ndjekësit se nuk ka informacione nga sport edhe pse moderon emisione sporti.
E përveç këtyre moderatorja është pyetur gjithashtu për jetën e saj private. E pyetur nga binjakët Veshaj në “Më lër të flas” nëse ka dikë në jetën e saj, Alesia dha një përgjigje negative.
Donaldi: Pak kohë më parë ke thënë që do të fejohesh. E ke anuluar? Çfarë po pret?!
Alesia: Nuk e kam thënë, çfarë kanë me mua.
Donaldi: A ke dikë që mund të fejohesh, nëse të bie bingoja tani?
Alesia: Kjo është ideja pra, që nuk kam dikë që të fejohem.