Borci – Egnatia u ndërpre për 11 minuta për shkak të thirrjeve antishqiptare nga tifozët boshnjakë.
Pas ndeshjes foli për mediat edhe mesfushori titullar i rrogozhinasve, Albano Aleksi, i cili gjithashtu nuk kurseu fjalët kritike ndaj arbitrit kryesor, Daniel Stefanski, nga Polonia. Aleksi beson se në ndeshjen e kthimit Egnatia do të jetë ndryshe dhe do të kërkojë kualifikimin.
“Nuk është normale ajo bëri arbitri në këtë ndeshje. Për kundërshtarin arbitri nxori nga xhepi vetëm një karton të verdhë.
Kjo nuk është normale! Gjyqtar si ky nuk kam parë kurrë. Borac ka një ekip të fortë, por kjo është vetëm ndeshja e parë.
Na pret edhe një takim tjetër dhe jam i bindur se do të kalojmë në raundin tjetër. Tifozët tanë do të vijnë të na mbështesin”, ka përfunduar Aleksi. Kujtojmë që ndeshja e kthimit luhet më 17 korrik në orën 21:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Burimi: botasot.info