Aleksandar Veljanovski: Vendimi i Qeverisë për mos vazhdimin e masave është katastrofal

min lexim

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Veljanovski në emisionin debativ në TV SHENJA, lidhur me rritjen e çmimeve të produkteve për shkak të mos-vazhdimit të masave të Qeverisë, tha se vendimi djeshëm i Qeverisë, është katastrofal që do të sjellë pasoja për xhepin e qytetarë, por edhe ekonomisë në tërësi.
“Bëhet fjalë për shfuqizim të masave të cilat në një far mënyre garantonin se produktet themelore, siç janë qumështi, buka, vezët do të shiten me zero TVSH. Pra, nuk do të llogaritet tvsh-ja. Qytetarët do të më shumë, pra që sot dhe nesër do të paguajnë shumë më shumë çmime për bukën, vajin, vezët, qumështin dhe produktet tjera të cilët janë më se të nevojshme për ushqimin e përditshëm. Kjo paraqet një goditje direkte për xhepin e qytetarëve që do të kontribuojë në rritjen e varfërisë” tha deputeti Veljanovski.
Ai shtoi se rreth 40 për qind të familjeve në shtet nuk mund t’ia lejojnë vetes të hanë atë që e dëshirojnë.
“Kjo paraqet një të dhënë dëshpëruese për këtë pushtet e cila po hy në vitin e gjashtë të funksionimit të saj”, shtoi më tej Veljanovski. /SHENJA/

Story i mëparshëm

‘Dialogut Strategjik’, delegacioni qeveritar në Uashington në takim me IRI dhe NDI

Story i radhës

​Bordi i Drejtorëve të AKP-së aprovoi shpërndarjen për kreditorët e 7 ndërmarrjeve shoqërore

Të fundit nga