alec baldwin rikthehet ne pune rrefen diten e pare ne

Alec Baldwin rikthehet në punë, rrëfen ditën e parë në xhirime

February 9, 2022
1 minut lexim

Alec Baldwin ka rrëfyer përjetimet e tij për ditën e parë të rikthimit në punë pas tragjedisë së xhirimeve të filmit “Rust” ndodhur në tetor të vitit që lamë pas. Aktori vrau një kineaste dhe plagosi rëndë regjisorin në sheshin e xhirimit të filmit teksa po shkrepte njw armë zjarri, e cila supozohej të ishte jo e mbushur me fishekë.

Aktori i njohur i është rikthyer xhirimeve në një tjetër film në Londër dhe shprehet se i duket tepër e çuditshme të bëjë punën që dikur e bënte me pasion.

“Siç premtova do t’ju rrëfej disa nga përjetimet pasi fillova sërish të udhëtoj dhe punoj. Sot ishte dita e parë e punës, e cila është gjithmonë më e vështira. Nuk punoj më sa më parë. Shkoj në punë dhe harroj se çfarë supozohet të bëj.”-shprehet Alec Baldwin.

Baldwin shtoi se ai nuk ka punuar që nga momenti i tragjedisë dhe se vazhdon ta ketë të vështirë edhe pse kanë kaluar katër muaj tashmë. Gjithashtu, ai shprehet se i mungon shumë familja e tij ndërkohë që është duke punuar.

Rikujtojmë që incidenti i cili rezultoi fatal në xhirime solli vdekjen e kineastes Halyna Hutchins. Ajo nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra nga e shtëna e armës duke lënë pas bashkëshortin Matthew Hutchins dhe djalin e vogël Andros.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

helmete ne koke e jelek antiplumb ministrja gjermane ne vijen e frontit ne ukraine 6203cd3521cb8
Story i mëparshëm

Helmetë në kokë e jelek antiplumb, ministrja gjermane në vijën e frontit në Ukrainë

simeone e detyron lojtarin te luaje i demtuar 6203cd3ac997e
Story i radhës

Simeone e detyron lojtarin të luajë i dëmtuar

Të fundit nga

Gjatë natës gjysma e Maqedonisë pa rrymë!

Gjysma e Maqedonisë ka mbetur pa energji elektrike gjatë natës. Në disa pjesë të vendit, energjia elektrike është kthyer sot në mëngjes rreth orës 6. Pa energji elektrike ka qenë edhe Shkupi.
ShkoLartë