Aleanca ndjek hapat e VMRO-së me lajme të rreme

May 24, 2022
1 minut lexim

Përmes komunikatave për media, Aleanca e Ziadin Selës po merr rolin e hetuesit, paragjykon dhe përmend emra pa pasur kujdes për prezumcionin e pafajsisë, shkruan politiko.mk

Në incidentin e përmendur nga Aleanca, i cili ka ndodhur mbrëmë në Çair të Shkupit, asnjë nga aktorët ska qenë zyrtar i BDI-së.

Kjo është komunikata e Aleancës përmes të cilës hutohet opinioni:

Krimi i BDI-së çdo ditë rrezikon jetën e qytetarëve

Incidenti i mbrëmshëm në Çair ku janë përfshirë zyrtarët më të lartë policorë është pasqyra më e mirë e qeverisjes së BDI-së. Krimi i kësaj partie ka prekur majat më të larta të pushtetit. Ata që duhet të punojnë për sigurinë janë bërë rreziku më i madh për shqiptarët në veçanti dhe qytetarët në përgjithësi. BDI i ka bërë lagjet shqiptare vendet më të rrezikshme për jetesë, janë bërë vende ku tanimë të vret zyrtari policor dhe ku mbrohen kriminelët.

Kur denoncuam kapjen e sistemit të drejtësisë, zëvendësministri i BDI-së u ankua se opozita po njollos funksionarët shqiptarë. Pyesim ish ministrin e policisë, zëvendësministrin e sotëm të policisë dhe gjithë funksionarët e BDI-së, kush i ofendoi dhe turpëroi mbrëmë shqiptarët, kush i rrezikoi shqiptarët nga plumbat e kryeshefave të tyre dhe po i kthen lagjet shqiptare në geto të karteleve kriminale!?

Vetingu në drejtësi, polici dhe sferat e tjera është mëse i domosdoshëm, por paraprakisht duhet t’i largojmë nga pushteti këta që pengojnë vetingun dhe forcojnë krimin dhe korrupsionin.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kisha ortodokse serbe e njeh kishën ortodokse maqedonase

Story i radhës

Rregullat e tifozëve të Romës për të shmangur incidentet me Feyenoord-in

Të fundit nga

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë