Aleanca dhe VMRO-ja fabrikë e lajmeve të rreme (Foto)

min lexim

Aleanca për shqiptarët dhe VMRO tashmë janë shndëruar në fabrikë të lajmeve të rreme. Sot ka pasur sulme ndaj kreut të Kuvendit pas takimit me një delegacion të huaj, por kabineti i Xhaferit ka reaguar duke dhënë sqarime më shumë, shkruan politiko.mk

Antonio Milloshoski gënjen!

“Çfarë i ka premtuar Talat Xhaferi delegacionit të Çeçenisë që e ka vizituar Kuvendin?” është pyetja që nuk ka përgjigje, pasi Kryetari nuk ka pasur takim me delegacionin e Çeçenisë.

Në ditën që theksohet në informacionet e portaleve, 8 korrik, Kryetari Xhaferi kishte takim me delegacionin e Forumit Mysliman Evropian Abdul-Vakhed Nijazov, kryetar i Forumit Mysliman Evropian (Bruksel, Belgjikë / Moskë, Rusi; në takim morën pjesë edhe Romas Jakubauskas, myftiu i Lituanisë, anëtar i Këshillit të Forumit Mysliman Evropian (Vilnius, Lituani); dr. Nader Akad, imam i Qendrës Islamike në Trieshtë, bashkëkryetar i Akademisë Papnore Mariane Ndërkombëtare me Komisionin e saj Ndërkombëtar Marian Kristiano-Mysliman, anëtar i Këshillit të Forumit Mysliman Evropian (Romë, Itali); Josef Murat, myftiu i Rumanisë, këshilltar i Forumit Mysliman Evropian (Konstancë, Rumani); Naim Elgandur, kryetar i Shoqatës Myslimane të Greqisë (Athinë, Greqi); Mustafa Izbishtali, myftiu i Sofjes (Sofje, Bullgari); Ferdi Asani, këshilltar në Forumin Mysliman Evropian në Shkup (Maqedonia e Veriut).

Linku nga takimi: https://www.sobranie.mk/2020-2024-aktivnosti-ns_article-sredba-na-pretsedatelot-dzaferi-so-pretstavnicite-na-evropskiot-muslimanski-forum.

Përmbajtja e bisedës në nivel multilateral, si gjithmonë, është publikuar në lajm në faqen e internetit të Kuvendit. Para mbajtjes së takimit, sipas praktikës së zakonshme, Kuvendi ka marrë mendim pozitiv nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbajtjen e takimit dhe informacion se delegacioni është pritur nga Kryetari i Kuvendit të Serbisë, ndërsa në vitin 2018 nga Presidenti Ivanov.

Në kohën kur Evropa dhe bota po mbajnë konferenca për luftën kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave, deputeti ia lejon vetes të liferojë lajm që absolutisht është i pasaktë dhe që ka për qëllim ta dëmtojë, jo vetëm Kryetarin Xhaferi, por edhe Kuvendin dhe shtetin. Akoma më shqetësuese është fakti që rreth 20 portale, madje edhe faqe të internetit të televizioneve nacionale e morën lajmin, pa e kontaktuar Kabinetin ose të paktën ta kontrollojnë lajmin në faqen e internetit të Kuvendit.

Ja çka akuzon ASH?

Ata që e kanë gojën plot retorikë për integrime dhe akuza ndaj të tjerëve për Rusinë, u demaskuan vetë në mënyrën më skandaloze. Në prag të 20 vjetorit të partisë së tyre, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka pritur një delegacion të bashkëpunëtorëve të Ramazan Kadirovit në 70 vjetorin e babait të liderit pro rus. E gjithë kjo ka ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, institucionin më të lartë ligjvënës të një vendi anëtar të NATO-s. Njerëzit e Kadirovit dhe Xhaferit shifen të përqafuar edhe pse ky i fundit ka tentuar që të fsheh takimin duke mos e publikuat në faqen zyrtare të Kuvendit. Për të qenë skandali edhe më i madh, njëri nga bashkëpunëtorët e Kadirovit që publikoi fotografitë, luftën e vitit 2001 e paraqet si luftë fetare, ndërsa Xhaferit nuk i pengon krahasimi me komandantët pro rusë të Çeçenisë.

Aleanca për Shqiptarët

Story i mëparshëm

Leclerc me Ferrari siguroi “pole position”

Story i radhës

(VIDEO) Qeveria dërgon në Kuvend buxhetin e rishikuar

Të fundit nga