albin kurti tregon pse nuk dha emer per kandidat per kryetar te kuvendit 6a7717be063d8

Albin Kurti tregon pse nuk dha emër për kandidat për kryetar të Kuvendit

August 8, 2026
1 minut lexim

Në një konferencë për media pas ndërprerjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kreu i LVV-së, Albin Kurti, tregoi pse ai nuk dha një emër për kandidat për kryekuvendar.

Kurti tha se nuk propozuan një emër për kryetar Kuvendi ndonëse i kanë votat për një gjë të tillë meqë, sipas tij, çfarëdo konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje politike që do të garantonte qëndrimin në sallë dhe votimin për presidentin e Republikës “pashmangshëm do të na shpinte te zgjedhjet e reja, të përsëritura, të parakohshme, të paarsyeshme, të panevojshme dhe gjithsesi të dëmshme”.

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës u ndërpre pasi Kurti kërkoi kohë shtesë për emrin e kandidatit për kryeparlamentar.

Pas kësaj, deputetja nga radhët e Aleancës, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të Albin Kurtit dhe grupit parlamentar të LVV-së, gjë që e shtyri kryesuesin, Avni Deharin, ta ndërpriste seancën.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IMG 20260808 WA0003
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Dyfytyrësia e Bujar Osmanit: Natën të vret, ditën të qan!

berisha qeveria ka humbur legjitimitetin protestat tregojne pakenaqesine e qytetareve 6a771832d01b9
Lajmi i radhës

Berisha: Qeveria ka humbur legjitimitetin, protestat tregojnë pakënaqësinë e qytetarëve

Të fundit nga

Enca provokon me paraqitjen e fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një paraqitje të fundit në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar një InstaStory, duke ndarë me fansat një moment nga
ShkoLartë