albanians for america hapja e arkivave te serbise kyce per zbardhjen e fatit te personave te zhdukur 6a735b7319822

Albanians for America: Hapja e arkivave të Serbisë, kyçe për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur

August 5, 2026
1 minut lexim

Organizata “Albanians for America” ka vlerësuar se hapja e arkivave ushtarake dhe policore të Serbisë është thelbësore për zbardhjen e fatit të rreth 1,600 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë dhe për vendosjen e drejtësisë për viktimat.

Në një opinion të publikuar së fundmi, organizata thekson se afro tri dekada pas përfundimit të luftës, mijëra familje vazhdojnë të presin përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre, ndërsa hetimet e fundit në Kalludrën e Vogël dhe Jabukë kanë rikthyer në vëmendje nevojën urgjente për zbardhjen e plotë të krimeve të luftës dhe fshehjes sistematike të provave.

Afro tri dekada pas përfundimit të luftës në Kosovë, rreth 1,600 persona vazhdojnë të figurojnë të zhdukur me dhunë, ndërsa mijëra familje ende presin përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre. Hetimet e fundit në Kalludrën e Vogël dhe Jabukë rikthejnë në vëmendje nevojën urgjente për zbardhjen e plotë të krimeve të luftës të kryera nga Serbia dhe fshehjes sistematike të provave”, thuhet në opinion.

Sipas “Albanians for America”, gërmimet në terren janë të rëndësishme, por nuk mjaftojnë për të sjellë drejtësi.

Organizata argumenton se hapja e arkivave të Serbisë do të mundësonte identifikimin e zinxhirit të përgjegjësisë, zbulimin e varrezave të tjera masive dhe nxjerrjen e autorëve të krimeve para drejtësisë.

“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Pa të vërtetën, përgjegjësinë dhe drejtësinë për viktimat, nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në opinionin e organizatës.

“Albanians for America” ka bërë të ditur se opinioni i plotë është publikuar në gjuhën shqipe dhe angleze.

Ditëve të fundit, zbulimi i lokacioneve të dyshuara për varreza masive në Zubin Potok ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Al Jazeera, duke cituar AFP dhe Anadolu, raporton se autoritetet në Kosovë kanë identifikuar një lokacion të tretë të mundshëm të një varreze masive, ndërsa hetimet për krimet e dyshuara të luftës së viteve 1998-1999 po vazhdojnë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

non grata per belen dhe alimin vijojne reagimet lamallari nuk lejojme agjenda qe cenojne sigurine 6a7344edce8b3
Lajmi i mëparshëm

“Non grata” për Belën dhe Alimin, vijojnë reagimet! Lamallari: Nuk lejojmë agjenda që cenojnë sigurinë

dosjet ne spak dhe dhjetera pasuri te sekuestruara ministria e drejtesise dergon ne france kerkesen per ekstradimin e ermal beqirajt 6a735befb7100
Lajmi i radhës

Dosjet në SPAK dhe dhjetëra pasuri të sekuestruara, Ministria e Drejtësisë dërgon në Francë kërkesën për ekstradimin e Ermal Beqirajt

Të fundit nga

ShkoLartë