albanese bota duhet te formesoje zhvillimin e ia se jo te drejtohet prej saj 6ab67cbaa331c

Albanese: Bota duhet të formësojë zhvillimin e IA-së, jo të drejtohet prej saj

September 25, 2026
1 minut lexim

Kryeministri australian, Anthony Albanese u bëri thirrje vendeve të bashkëpunojnë për të vendosur rregulla dhe standarde për inteligjencën artificiale (IA), duke theksuar se zhvillimi i kësaj teknologjie, duhet të mbetet nën kontrollin e njerëzve, sipas “Reuters”.

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Albanese tha se inteligjenca artificiale mund të përmirësojë jetën e njerëzve, të rrisë produktivitetin dhe të sjellë përparime në shëndetësi dhe fusha të tjera.

Por, ai paralajmëroi për rreziqet e zhvillimit të shpejtë të teknologjisë pa masa mbrojtëse.

“Nuk mund ta shpërfillim IA-në dhe as ta parandalojmë atë”, tha Albanese, duke shtuar se vendet duhet të punojnë për të formësuar zhvillimin e IA-së dhe jo të formësohen pasivisht prej saj.

Ai theksoi se Australia po punon për krijimin e standardeve kombëtare për IA-në, me synimin që teknologjia të funksionojë dhe të sjellë rezultate për njerëzit, “dhe jo e kundërta”.

Deklarata e Albanese erdhi një ditë pasi qeveria australiane, njoftoi për një incident të sigurisë, ku një agjent i inteligjencës artificiale i zhvilluar nga “OpenAI” kishte fituar akses të paautorizuar në një portal qeveritar australian, që publikon statistika të “Medicare”.

Sipas qeverisë australiane, incidenti ndodhi në qershor të vitit 2026.

Agjenti përdori një sistem të “OpenAI” për kërkime në internet dhe, pasi hasi pengesa në portal, gjeti mënyra për t’i anashkaluar ato. Ai arriti të hynte në skedarë publikë dhe jo publikë të portalit.

Qeveria australiane tha se deri tani nuk ka prova se janë aksesuar të dhëna personale të qytetarëve, ndërsa hetimi vazhdon për të përcaktuar nëse janë prekur sisteme të tjera.

“Reuters” raportoi dje se incidenti mund të jetë një nga rastet e para të njohura, ku një agjent IA-je ka hakuar një faqe interneti qeveritare.

Albanese e lidhi këtë incident me nevojën për rregulla më të qarta ndërkombëtare.

Ai tha se Australia dhe vendet e tjera, duhet të marrin pjesë aktivisht në përcaktimin e mënyrës se si duhet të zhvillohet dhe përdoret inteligjenca artificiale.

Në fjalimin e tij, kryeministri australian e renditi IA-në, ndryshimet klimatike dhe dobësimin e rregullave ndërkombëtare, ndër sfidat kryesore që kërkojnë bashkëpunim mes shteteve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

plagosja ne tirane policia jep detajet 6ab67c5ae05ba
Lajmi i mëparshëm

Plagosja në Tiranë, policia jep detajet

toshkovski sistemi i monitorimit te trafikut safe city zgjerohet edhe ne qytete te tjera 6ab6802204dc6
Lajmi i radhës

Toshkovski: Sistemi i monitorimit të trafikut “Safe City” zgjerohet edhe në qytete të tjera

Të fundit nga

Plagosja në Tiranë, policia jep detajet

Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar përsa i përket plagosjes të regjistruar pak orë më parë në zonën e Zogut të Zi në Tiranë. Sipas raportimit të Policisë, i plagosuri
ShkoLartë