plagosja ne tirane policia jep detajet 6ab67c5ae05ba

Plagosja në Tiranë, policia jep detajet

September 25, 2026
1 minut lexim

Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar përsa i përket plagosjes të regjistruar pak orë më parë në zonën e Zogut të Zi në Tiranë.

Sipas raportimit të Policisë, i plagosuri është shtetasi nga Kosova Gjenk Karabeg, rreth 33 vjeç, ku plagosja ka ardhur për shkaqe të motiveve të dobëta dhe ka ndodhur në rrugën “Egnatia”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 25.09.2026, rreth orës 14:35, në Spitalin e Traumës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi kosovar Gj. K., rreth 33 vjeç, dyshohet i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Paraprakisht, nga hetimet, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur në rrugën “Egnatia”, për motive të dobëta.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

djali i heroit xhavit haziri nis iniciativen ta veshim kosoven me flamujt e uck se 6ab67bd3539aa
Lajmi i mëparshëm

Djali i heroit Xhavit Haziri nis iniciativën: Ta veshim Kosovën me flamujt e UÇK-së

albanese bota duhet te formesoje zhvillimin e ia se jo te drejtohet prej saj 6ab67cbaa331c
Lajmi i radhës

Albanese: Bota duhet të formësojë zhvillimin e IA-së, jo të drejtohet prej saj

Të fundit nga

ShkoLartë