Alba: Spanja e meriton të jetë në Botëror, shpresojmë te fitorja

min lexim

Spanja do të presë Shqipërisë në stadiumin RCDE për të zhvilluar mes tyre ndeshjen miqësore, teksa ky takim do të nisë në orën 19:45.

Së bashku me teknikun e spanjollëve, Luis Enrique ishte i pranishëm edhe kapiteni i kombëtares iberike, Jordi Alba, i cili foli për takimin me kuqezinjtë e Edi Rejës.

Futbollisti spanjoll theksoi se  në futbollin e ditëve të sotme çdo kundërshatrë bën maksimumin dhe mund të fitojë ndeshjen.

“Më gëzon shumë fakti që kombëtarja vjen në Katalonjë dhe që njerëzit e mi mund ta shijojnë nga afër. Puna e trajnerit ka qenë spektakolare, pres gjithashtu një ambient spektakolar. Shpresoj që të mund të përmbushim objektivin e ndeshjes, pra ta fitojmë atë.

Mundohem t’i ndihmoj të rinjtë, siç kanë bërë të vjetrit më parë me mua, mundohem t’i këshilloj. Të surprizon shumë kualiteti i tyre, unë në moshën e tyre luaja në stadium modeste ndërsa disa prej tyre ishin në Europian dhe tashmë do të shkojnë në Botëror.

Spanja e meriton të jetë në Botëror, nuk është e lehtë sepse në futbollin e sotshëm secili kundërshtar mund të mposhtë. Këtë e patë me Italinë, një Kampione e Europës që nuk do të jetë në Botëror. Për publikun ishte një surprizë e madhe, por është gjithnjë e më e vështirë të një ndeshje”, u shpreh Alba.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

7 raste kur dëshira e madhe për seks mund të jetë pasojë e një traume psikologjike

Story i radhës

5 shenjat e horoskopit që kanë më shumë gjasa të pasurohen këtë vit

Të fundit nga