Alarmon Shtëpia e Bardhë: Kievi mund të bie në duart e rusëve

February 25, 2022
1 minut lexim

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se Kievi mund të bjerë pasi forcat ruse po vazhdojnë të përparojnë në qytet.

“Rënia e Kievit është një mundësi reale,” u tha gazetarëve të premten sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

“Edhe pse ne shohim rezistencë në terren, ushtria ruse vazhdon të përparojë drejt Kievit”, shtoi ajo, shkruan The Wall Street Journal.

Zyrtarët amerikanë kishin vlerësuar që të enjten se Kievi mund të bjerë brenda 24-48 orëve. 

Zyrtarët amerikanë ende presin që ajo mund të bjerë, por një zyrtar i lartë i mbrojtjes tha të premten se rezistenca ukrainase ishte më e fortë se që SHBA-të kanë pritur.

Ai tha se ukrainasit e kanë ngadalësuar sulmin e rusëve në kryeqytet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kosova iu bashkohet sanksioneve amerikane dhe evropiane kundër Rusisë

Story i radhës

Interi barazon, lëshon rastin të kthehet në krye

Të fundit nga

ShkoLartë