Deputeti i Partisë Partisë Socialiste në Shqipëri, Pandeli Majko, ka reaguar për zhvillimet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se Serbia po zhvillon skenarin e Donbasit, në veri të Kosovës, përcjell Bota sot.
Ish-ministri i Mbrojtjes, ka këshilluar që të mos nënvlerësohet presidenti serb Alekandar Vuçiq.
“Serbia ka filluar një “lodër” të vjetër në kushte të “reja” me Perëndimin.
Në veriun e Kosovës po zhvillohet “skenari” i Donbasit në Ukrainë.
Asnjëherë, nuk duhet nënvlerësuar dikush që mbivlerëson veten.
Në këtë rast, ai quhet Aleksandër Vuçiq!”, ka shkruar ish-kryeministri shqiptar, në një postim në Facebook.
Veriu i Kosovës vazhdon të jetë i bllokuar që nga dje, pasi serbët kanë vendosur barrikada në rrugë. Ato u vendosën, pas arrestimit të ish-policit serb Dejan Pantiq nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer “sulmin terrorist në veri të vendit”.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk kërkon konflikt, por territorin e saj do ta mbrojë me vendosmëri dhe forcë, përcjell Bota sot.
“Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë kanë kërcënuar edhe me agresion ushtarak, duke kërkuar që ushtria serbe të kthehet në territorin tonë. Ne nuk kërkojmë konflikt, por dialog dhe paqe. Por më lejoni të jem i qartë: Republika e Kosovës do të mbrohet me vendosmëridhe forcë”, ka shkruar Kurti./Botasot