alarmohen gjigantet evropiane guirassy ka nje klauzole speciale tek dortmundi 6806a2963080e

Alarmohen gjigantët evropianë, Guirassy ka një klauzolë speciale tek Dortmundi

April 21, 2025
1 minut lexim

Klubet e mëdha nga La Liga dhe Liga Premier do të jenë në gjendje të aktivizojnë një klauzolë speciale lirimi në kontratën e Serhou Guirassy tek Borussia Dortmund. 

Sipas Sky Sport në Gjermani, Real Madridi, Barcelona dhe klubet angleze si Manchester United, Manchester City, Liverpool, Chelsea dhe Arsenal mund të jenë në gjendje të aktivizojnë një klauzolë lirimi në kontratën e Guirassyt pas Kupës së Botës për Klube. 

Sidoqoftë, raporti shton se Guirassy nuk e ka në plan që të largohet nga klubi gjerman pasi ndihet si në shtëpi tek Dortmundi dhe është mirënjohës ndaj klubit që e kanë transferuar atë verën e kaluar, pavarësisht lëndimit të tij në gju. 

Pas statistikave të tij mbresëlënëse tek Stuttgarti, ata e kanë bërë Guirassyn njërin ndër përfituesit më të mëdhenj. 

Kjo nuk do të thotë se është e sigurt që do të qëndrojë, por siç shton raporti ai do të konsideronte ta ndryshonte mendjen vetëm nëse Dortmundi nuk arrin kualifikimin në garat evropiane. 

Ekipi i drejtuar nga Niko Kovac është momentalisht në pozitën e shtatë në Bundesliga me 45 pikë pas 30 ndeshjeve. 

Gjiganti gjerman do të rikthehet në aksion në Bundesliga të shtunën, ku do të luajnë në udhëtim ndaj Hoffenheimit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

profesori jep shtate argumentet politike qe e mundesojne skenarin e koalicioneve dhe formimin e qeverise 68069f158d8fc
Story i mëparshëm

Profesori jep shtatë argumentet politike që e mundësojnë skenarin e koalicioneve dhe formimin e qeverisë

instagram po teston ai per te kapur perdoruesit e mitur 6806a3c13a31a
Story i radhës

Instagram po teston AI për të kapur përdoruesit e mitur

Të fundit nga

ShkoLartë