“Alarmi që vjen nga maturantët”, Boçi: Në 7 Korrik do të protestojmë së bashku dhe për fëmijët tanë!

min lexim

Deputeti Luçiano Boçi, ka reaguar lidhur me tezat e provimeve të maturantëve.

Në një reagim në Facebook, Boçi shkruan se protesta e thirrur nga maturantët është kambana më e fortë për situatën dramatike në të cilën ndodhet vendi.

Statusi:

ALARMI QË VJEN NGA MATURANTËT

Protesta e maturantëve është kambana më e fortë për situatën dramatike në të cilën është zhytur vendi.

Padrejtësia e ngritur në sistem ka prekur dhe brezin ku ëndrra është gjithmonë më e fortë se realiteti.

Por tashmë gjithçka është thyer.

Sot realiteti është më i fortë se ëndrra dhe e tejkalon atë.

Hidhtësia e tij ka mbytur çdo ëndërrim rinor, shpresë e perspektivë dhe tek mosha më optimiste dhe e sinqertë.

Maturantët kanë vite që nëpërkëmben.

Kalvari i tyre në monopatet e një arsimimi aspak cilësor, diskriminues dhe i mangët, përbyllet me një garë-test mature fiktiv, banal, i metë dhe penalizues.

Në një sistem politik natyrshmën biznesi proteston ndaj qeverisë për masat arbitrare ndaj tij dhe kërkon largimin e saj. Qeveria duhet të reflektojë ose të ikë.

Fermerët gjithashtu revoltohen me mungesën e mbështetjes nga qeveria dhe duhet ta kërkojnë atë me protesta, ose përndryshe ajo të largohet.

Po kështu kërkesat për rritje mirëqënie, kundër shtrenjtimit, inflacionit, korrupsionit, krimit janë momente kulmore protestuese të një shoqërie që kërkon ndryshimin e drejtimit politik të qeverisjes.

Edhe kur studentët e shohin që padrejtësia është bërë mal zemërohen me protestë. Ndryshimi i kërkuar prej tyre gjithmonë është revolucionar dhe ata kërkojnë përmbysje. Edhe në këtë rast një qeverisje serioze vetëlargohet.

Por ama, kur dalin në protestë 18-vjeçarët, është fundi, fundi fare.

Sepse kjo tregon që drama tërësore ka kapur dhe atë segment të shoqërisë ku fle e ardhmja dhe shpresa.

Padrejtësia ndaj tyre është kulmi i padrejtësisë që e bejnë vetëm regjimet.

Dhe ta dini:

Protesta e tyre nuk është thjesht arsimore.

Eshtë tërësore. Atyre dhe familjeve të tyre sot i kanë rrëmbyer gjithçka. Edhe ëndrrën.

Përfundimisht kësaj qeverisje i ka ardhur “ngordhja”!

Në 7 Korrik do të protestojmë së bashku dhe për ATA, fëmijët tanë!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Henboll/ Pas tre ditësh Kosova mëson rivalin e botërorit

Story i radhës

Parashikimi i motit për javën e ardhshme: Na presin temperatura të larta

Të fundit nga