Alarmi për bomba në shkolla, Karamuço zbulon kush e dërgoi

1 minut lexim

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në në një emision televiziv zbuloi detaje nga rasti i pak ditëve më parë, ku një alarm i rremë ngriti në këmbë Policinë e Shtetit, pasi disa shkolla të vendit u kërcënuan se do të sulmoheshin me bombë.

Sipas Karamuços e-mail ka ardhur nga person me origjinë ruse, por me vendbanim në Serbi, ndërsa tregon se dosja i është referuar SPAK-ut.

“E mbani mend për mesazhin në shkolla, kanë bërë veprime Policia e Shtetit, antiterrori dhe SHISH dhe ka rezultuar se personi që e ka bërë është rus që ndodhet në Serbi.

Këtë veprim e ka bërë edhe me Malin e Zi dhe Kosovën. Dosja i është referuar SPAK për ta ndjekur për akte terroriste, ka qenë alarm nga dikush. Është i identifikuar, por mbahet sekret emri dhe mbiemri”, tha eksperti.

Story i mëparshëm

Mucinski: Është e qartë se atë që premtuam do ta realizojmë, vendi i BDI-së është në opozitë

Story i radhës

Putin shkëput kokën e ushtrisë së tij

Të fundit nga