Alarme për bomba pasdite në 15 shkolla në Shkup

Shkup, 19 dhjetor – Në adresat elektronike të 15 shkollave në Shkup (13 shkolla të mesme dhe dy fillore) pasdite është dërguar kërcënim për mjet të vendosur shpërthyes, në një pjesë të objekteve tashmë janë kryer kontrollet dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për alarme të rreme, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

“Menjëherë pas marrjes së alarmeve në SPB Shkup, nga nëpunësit policorë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve dhe në vijim janë kontrolle antiterroriste dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve. Në një pjesë të objekteve janë kryer kontrollet dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për alarme të rreme. Në pjesën tjetër kontrollet janë në vijim”, theksojnë nga MPB-ja.

Siç paralajmëroi kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot do të mbahet takim koordinues i shërbimeve të sigurisë, ku do të bisedohet për gjendjen me alarmet e rreme për bomba në periudhën e fundit.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Berisha: Qeveria e Ramës ka ligj të parë vjedhjen, ‘check-up’-et pa rezultat ende vijojnë

Story i radhës

Mickoski: Maqedonia ka gjyqësi të partizuar, kriminelët janë në liri

Të fundit nga