Alarme për bomba edhe në disa shkolla të Kumanovës

1 minut lexim

Kreu i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka bërë të ditur se 10 shkolla në Kumanovë kanë marrë denoncime për bomba. Sipas tij, bëhet fjalë për shkollat “11 Tetori”, “Bajram Shabani”, “Vëllezërit Milladinov”, “Krste Misirkov”, “Vëllezërit Ribar”, “Jeronim Derada”, “Karposh” – Umin Doll, “Kirili dhe Metodi”, “Koço Racin” dhe shkolla e mesme “Goce Dellçev”.

Marketing

“Ekipet e SPB-Kumanovë në kuadër të MPB-së janë në terren dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve. Nxënësit dhe mësuesit janë evakuuar në mënyrë të sigurtë dhe prindërit dhe qytetarët duhet të jenë të qetë. Gjatë ditës së djeshme në komunë kemi pasur një takim koordinues për ballafaqim me situata krize dhe për marrjen e masave”, tha mes tjerave Dimitrievski.

Story i mëparshëm

Lugati s’gjeti rehati natën, zgjohet e rregullohet në 4 të mëngjesit

Story i radhës

Kjo popullsi jeton deri në 150 vjeç, nuk ekziston kanceri e gratë lindin deri në 65 vjeç

Të fundit nga