alarm per pranine e mushkonjave ne plazhe 62cd9f0ecc14a

Alarm për praninë e mushkonjave në plazhe

July 12, 2022
1 minut lexim

Alarmin për praninë e mushkonjave në plazhe dhe në zonat urbane, po e ngrenë me shqetësim edhe ekspertët e shëndetësisë.

Mjeku infeksionist Tritan Kalo, thotë se përmes pickimit të mushkonjave rrezikohet transmetimi i shumë sëmundjeve, përfshirë infeksione në sistemin nervor.

“Përpos irritimeve lokale që mund të mbi infektohen e të qelbëzohen, ato përhapin infeksione të sistemit nervor qendror, tsutsugamushin apo ethen me dhimbje poliartralgjike, malarien, etj. Përderisa sëmundje të tilla i raportojnë fqinjët tanë jugorë, grekët dhe ata veriorë të përtej Adriatikut, italianët, ne nuk jemi të përjashtuar prej tyre”.

Më tej Mjeku Kalo apelon për ta filluar sa më shpejt procesin e dezinsektimit, edhe pse e cilëson tepër të vonuar këtë si proces.

Mungesa e dezinsektimit në këtë sezon veror erdhi si pasojë e pezullimit të tenderit të organizuar nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara. Kjo pasi subjektet ofertuese u ankuan në Komisionin e Prokurimit Publik në lidhje me kriteret e vendosura.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

fc ferizaj eshte ne hall te madh i drejtohet mkrs se kok ut ffk se uefa se dhe fifa se 62cd9f0982dee
Story i mëparshëm

FC Ferizaj është në hall të madh, i drejtohet MKRS-së, KOK-ut, FFK-së, UEFA-së dhe FIFA-së 

keds ne keto zona do kete nderprerje te rrymes 62cd9f1401c8d
Story i radhës

KEDS: Në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës

Të fundit nga

ShkoLartë