Alarm për mjete shpërthyese në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë

1 minut lexim

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites përmes zyrës së mediave të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka pranuar një informacion për kërcënim me mjete shpërthyese në aeroport.

Bazuar në informacionet e pranuara, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme policore në funksion të trajtimit dhe hetimit të këtij rasti, duke angazhuar njësitet relevante policore, përfshirë ato për trajtimin e materieve shpërthyese dhe njësitin me qenë (K-9), thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se Policia e Kosovës, po ashtu ka ndërmarr veprime konkrete duke evakuuar personat/qytetarët në perimetrat e sigurisë, përderisa do të vazhdojë angazhimin e saj në bashkëpunim dhe koordinim edhe me institucionet tjera relevante.

Ndryshe, kohët e fundit janë bërë përditshmëri kërcënimet për vendosjen e mjeteve shpërthyese nëpër institucione të ndryshme në Kosovë, por që të gjitha deri tani kanë rezultuar alarme të rreme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dështon marrëveshja mes futbollistit dhe Ferizajt

Story i radhës

Arrestohet Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ish-ministres së qeverisë Rama 2

Të fundit nga