alarm per fruthin ne maqedoni konfirmohen 4 raste 6ae8d2af2f07a

Alarm për fruthin në Maqedoni, konfirmohen 4 raste

November 2, 2026
1 minut lexim
hospital

Në Maqedoni janë konfirmuar katër raste me fruth, tre prej tyre te shtetas maqedonas nga Velesi, Shtipi dhe Shkupi, ndërsa një rast te një shtetas i huaj.
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, bëri të ditur se në mesin e të prekurve janë dy foshnja nën moshën 12 muajshe dhe një person mbi 40 vjeç. Tre shtetasit maqedonas nuk kanë qenë të vaksinuar.
Autoritetet po hetojnë lidhjet e mundshme epidemiologjike. Për momentin nuk ka kushte për shpalljen e epidemisë, por qytetarëve u është bërë thirrje të kontrollojnë nëse kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.
Klekovski paralajmëroi se fruthi është shumë ngjitës dhe virusi mund të qëndrojë aktiv në ajër deri në dy orë. Prindërve u është kërkuar të mos i dërgojnë fëmijët në çerdhe nëse kanë temperaturë, skuqje të syve apo puçrra në lëkurë.
Aktualisht janë në dispozicion 14 mijë vaksina, ndërsa Komisioni për Sëmundje Infektive po shqyrton masat e mëtejshme për parandalimin e përhapjes së virusit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bujku sulmohet brutalisht ne afriken e jugut ia presin veshet 6ae8d2586194d
Lajmi i mëparshëm

​Bujku sulmohet brutalisht në Afrikën e Jugut, ia presin veshët

irina shayk shfaqet me kostum djalli per halloween 6ae8d2b1ec0df
Lajmi i radhës

Irina Shayk shfaqet me kostum djalli për Halloween

Të fundit nga

ShkoLartë