Një fluturim i një aeroplani të “flydubai” nga Varshava në Dubai është devijuar në aeroportin e Stambollit të Turqisë për shkak të një kërcënimi sigurie.
Sipas mediave të huaja, zëdhënësi i transportuesit me bazë në Dubai tha në një deklaratë për Khaleej Times se fluturimi u ul i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Ankarasë të enjten, më 24 nëntor.
“Fluturimi i Flydubai FZ 1830 nga aeroporti ndërkombëtar i Varshavës (WAW) për në Dubai International (DXB) është devijuar drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Ankarasë (ESB) më 24 nëntor si masë paraprake pas pretendimeve për një kërcënim të sigurisë. Aeroplani u ul i sigurt në orën 03:17 me orën lokale dhe u përball me autoritetet lokale”, thuhet në deklaratë.
“Ekuipazhi ynë shumë i trajnuar ndoqi procedurat standarde të operimit dhe aeroplani u lirua për nisje në orën 06:47 me kohën lokale. U kërkojmë ndjesë pasagjerëve tanë për çdo shqetësim të shkaktuar në planet e tyre të udhëtimit. Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit tonë janë prioriteti ynë numër një”.
Ndërkohë siç vë në pah Anadoly Agency, aeroplani bëri ulje të detyruar në aeroportin Esenboga në Ankara për shkak të alarmit për bombë.
Siç raporton më tej ky medium, ekuipazhi dhe 161 pasagjerët u evakuuan nga aeroplani ndërsa organet kompetente kryen kontrolle të detajuara të aeroplanit dhe bagazhit.
Pas kontrollit u konstatua se bëhet fjalë për alarm të rremë për bombë, pas së cilës udhëtarët dhe ekuipazhi u kthyen në aeroplan i cili vazhdoi fluturimin drejt destinacionit të planifikuar.
Burimi: GAZETA.MK