Shkup, 2 Dhjetor – Alarm për bomba sot përmes postës elektronike është dërguar në tre shkolla fillore të Shkupit.
Ministria për Punë të Brendshme njofton se janë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme, janë kryer kontrolle të detajuara lidhur me njoftimin për bomba dhe është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rrejshme.
“Sot rreth orës 07:30 në SPB-Shkup është denoncuar se në adresat elektronike të tri shkollave fillore të Shkupit është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Menjëherë pas denoncimit, policia ka ndërmarr të gjitha masat për evakuim të sigurt të nxënësve dhe të punësuarve dhe më pas janë kryer kontrolle të detajuara nga ekipi anti-terror dhe është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rrejshme”, njoftojnë nga MPB-ja.
Edhe gjatë ditës së djeshme kishte alarme për vendosje të bombave dhe atë në 2 shkolla fillore dhe 8 të mesme.
Burimi: zhurnal.mk