Alarm në Turqi: Pas tërmetit të fuqishëm, regjistrohen 106 pasgoditje të tjera

November 23, 2022
1 minut lexim

Autoritetet turke janë vendosur në gjendje gatishmërie, pas tërmetit të fuqishëm 6.0 Rihter që goditi vendin  gjatë orëve të para të mëngjesit sot, duke lënduar rreth 50 qytetarë.

Sipas Shërbimit të Mbrojtjes Civile të Turqisë, pas tërmetit kryesor që ndodhi në orën 4:08 të mëngjesit, janë regjistruar gjithsej 106 pasgoditje, ku më e madhja ka qenë 4.3 Rihter. Epiqendra e tërmetit është regjistruar në afërsi të qytetit Duzçe, rreth 210 kilometra në lindje të Stambollit.

Lëkundjet e tërmetit kanë qenë mjaft të forta, ndërsa raportohet se janë ndjerë deri në Stamboll dhe Ankara.

Banorët e panikosur kanë dalë në rrugë mes frikës së shembje së banesave. Fotot nga Duzçe gjatë natës tregojnë njerëz të grumbulluar jashtë, të mbështjellë me batanije dhe duke përdorur zjarre të improvizuara për t’u ngrohur.

Zona e goditur nga tërmeti u vizitua nga Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, ka vizatuar zonën e prekur nga tërmeti.

Ai tha se “janë regjistruar dëme në shtëpi, por nuk ka ende informacion për dëme serioze”. Ministri u kërkoi banorëve të zonës që të mos kthehen ende në banesat e tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Situata në veri të Kosovës, BE heq nga agjenda liberalizimin e vizave

Story i radhës

Rikthehet për tifo modelja e cilësuar si fansja më seksi e Anglisë, por cilit futbollist i ka vënë syrin?

Të fundit nga

E pazakontë – Xhoni në xhiro me majmun

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, gjatë këtyre ditëve ndodhet në Dubai. Kjo për të xhiruar videoklipin e tij të ri, të cilin do ta sjellë së shpejti për fansat. Por, ai
ShkoLartë