Alarm në Itali: Rikthehet pas 50 vitesh kolera, zbulohet rasti i parë

July 11, 2023
1 minut lexim

Autoritetet italiane janë alaruar, pasi në Sardenjë është rikthuer kolera, pas 50 vitesh nga rasti i fundit.

Sipas mediave italiane, një i moshuar nga Arbus është identifikuar me sëmundjen e rëndë, pasi shkoi në spital pasi kishte shqetësime para 5 ditësh.

Pacienti, i cili vuan nga sëmundjet e zemrës, nuk duhetse kur mund të jetë infektuar, por dyshohet se sëmundjen e ka marrë nga ushqimet e detit.

Sipas raportimeve të L’Unione Sarda, i moshuari i kishte simptomat e para rreth një muaj më parë dhe ky element vështirëson përcaktimin e saktë të momentit të infektimit. Mjekët po kryejnë kontrolle epidemiologjike tek familjarët e pacientit që jetojnë në zonën e Medio Campidano.

Kolera është një infeksion akut diarreal i shkaktuar nga bakteri Vibrio cholerae. Transmetimi i tij ndodh me kontakt oral, direkt ose indirekt, me feçe ose ushqim të kontaminuar dhe në rastet më të rënda mund të çojë në fenomene të rrezikshme dehidrimi.

Simptomat përfshijnë diarre me ujë dhe të vjella. Bakteri i kolerës është kryesisht i pranishëm në ujë dhe mund të kontaminojë ushqime të tilla si molusqet dhe produktet e peshkimit, të cilat, nëse hahen të papërpunuara ose të paziera, mund të transmetojnë infeksionin.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zbuloni 5 shenjat më të hapura të zodiakut!

Story i radhës

Jeta është shumë e shkurtër për të jetuar planet e të tjerëve

Të fundit nga

A do të rriten pagat e administratorëve?

4 Shkup, 14 janar – Rikthehet epoka kur punëtorët dalin në rrugë për të kërkuar paga më të dinjitetshme. Prandaj, mos ta rikthyer kohën më të kobshme kur në krye të vendit

Interpelanca ndaj Ilire Dautit, reagon Afrim Gashi!

Pasi ditë më parë. 61 deputet nga VMRO-ZNAM-LEVICA votuan “PËR”, në interpelancën kundër Ilire Dautit, ka reaguar sot, kreu i Kuvendit, Afrim Gashi. Thotë se interpelanca ndaj Dautit ka përfunduar sipas procedurave
ShkoLartë