alarm ne depot ushtarake ne tetove 7 polake hyjne me katercikla 4 kapen e 3 arratisen 6abbab52b95d8

Alarm në depot ushtarake në Tetovë – 7 polakë hyjnë me katërçikla, 4 kapen e 3 arratisen

September 29, 2026
1 minut lexim
policccc

Një incident i pazakontë është regjistruar në zonën e depove ushtarake në Erebino të Tetovës, ku shtatë shtetas polakë dyshohet se kanë hyrë me katërçikla pasi është dëmtuar dera hyrëse e objektit.
Ngjarja ka ndodhur më 28 shtator, rreth orës 18:24. Ushtarët që ndodheshin në rojë kanë ndaluar në vend katër shtetas polakë, të moshës 36 deri në 55 vjeç, ndërsa tre persona të tjerë janë larguar me katërçiklat e tyre.
Katër të ndaluarit janë arrestuar nën dyshimin për veprën penale “hyrje e paautorizuar në objekte ushtarake”.
Policia po kërkon tre personat e tjerë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestimi i jozefin markut gjykata e apelit jep vendimin per kengetarin 6abba75dd182d
Lajmi i mëparshëm

Arrestimi i Jozefin Markut, Gjykata e Apelit jep vendimin për këngëtarin

file 00000000a30081f4b6482077353e036c
Lajmi i radhës

Kostovski: Lehtësim për familjet në Butel, prindërit vetushqyes dhe familjet në rrezik social përfitojnë nga vendimet e reja

Të fundit nga

ShkoLartë