file 00000000a30081f4b6482077353e036c

Kostovski: Lehtësim për familjet në Butel, prindërit vetushqyes dhe familjet në rrezik social përfitojnë nga vendimet e reja

September 29, 2026
1 minut lexim

Prindërit vetushqyes dhe familjet në rrezik social në Komunën e Butelit do të kenë lehtësime në pagesat për ushqimin dhe shujtat e fëmijëve në shkollat fillore.

Vendimet janë miratuar sot në seancën e Këshillit të Komunës së Butelit, bëri të ditur kryetari i komunës, Darko Kostovski.

Sipas vendimeve të miratuara, prindërit e vetëm do të lirohen nga pagesa për ushqimin e ngrohtë dhe shujtën në shkollat fillore, ndërsa fëmijët nga familjet në rrezik social do të lirohen nga pagesa për shujtën.

Nga Komuna e Butelit thonë se masat synojnë të ofrojnë mbështetje konkrete për familjet që përballen me vështirësi sociale dhe ekonomike, si dhe të krijojnë mundësi më të barabarta për të gjithë fëmijët.

Kostovski thekson se vetëqeverisja lokale do të vazhdojë të promovojë politika sociale të orientuara drejt mbështetjes së familjeve dhe krijimit të kushteve të barabarta për fëmijët.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

alarm ne depot ushtarake ne tetove 7 polake hyjne me katercikla 4 kapen e 3 arratisen 6abbab52b95d8
Lajmi i mëparshëm

Alarm në depot ushtarake në Tetovë – 7 polakë hyjnë me katërçikla, 4 kapen e 3 arratisen

Të fundit nga

ShkoLartë