Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për Jozefin Markun.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se këngëtari është lënë në detyrim paraqitje.
Këngëtari u arrestua në fillim të shtatorit, pas publikimit të pamjeve filmike ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Eduard Kuçin.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit, ndërsa në pamjet e publikuara Kuçi shihet teksa ndalohet në rrugë dhe nxirret nga automjeti i tij. Sipas hetimeve, për ndalimin e tij është përdorur edhe një tabelë e Policisë së Shtetit.
Burimi: botasot.info


