“Alarm i kuq” për kombëtaren, pas Gjimshtit, Kumbullës dhe Dermakut, në dyshim Çekiçi e Uzuni

min lexim

Nuk kanë të sosur problemet për trajnerin Edoardo Reja në këtë grumbullim prag dy ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Islandës.

Pas dëmtimeve të rëndësishme në mbrojtje si Gjimshiti, Kumbulla apo Dermaku, në dyshim për ndeshjen e Tel Avivit më 24 shtator tashmë janë shtuar edhe Çekici i cili prite të vijë në Shqipëri për t’u vlerësuar gjendja e tij nga stafi mjekësor i kombëtares dhe Myrto Uzuni, gjithashtu me probleme në tendina.

Të dy këta lojtarë progtagonist me klubet e tyre pak ditë më parë me golat e shënuar respektivisht në kampionatin turk dhe atë spanjoll, por me sa duket nuk do të jenë për të mos thënë se do të mungojnë në krah të shokëve të ekipit kombëtarë për këtë sprint final të këtij aktiviteti ku përballja me Izraelin ndan përfundimisht fatin e ekipit tonë për të marrë kreun e grupit.

Broja sfidon Aubameyang/ Trajneri i ri i Chelsea bën gati për formacionin e parë sulmuesin kuqezi

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Broja ka lënë përshtypje shumë të mirë në stërvitje nën drejtimin e trajnerit të ri të Chelsea-t, Graham Potter dhe mund të marrë shpejt një rol të rregullt titullar sic raportojnë edhe mediat britanike pranë skuadrës londineze.

Sulmuesi shqiptar mund të zërë një vend në 11-shen e radhës së skuadrës së Potter-it pas pushimit të Nations League, pasi ka luajtur në shtatë ndeshje si zëvendësues këtë sezon, duke përfshirë gjashtë nën drejtimin e trajnerit Thomas Tuchel përpara se të shkarkohej.

21-vjeçari shqiptar mund të zërë vendin e titullarit, kjo pasi Pierre-Emerick Aubameyang, i cili u afrua këtë verë te Chelsea, mund të humbasë rolin e tij te “Blutë” e Londrës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Parisi nderon Mbretëreshën duke ia vendosur emrin në stacionin e metrosë

Story i radhës

Universiteti i Tetovës e nënshkroi vazhdimin e Marrëveshjes me Magna Charta Universitatum

Të fundit nga