Alameda Research ka përdorur faktin se ka qenë në dijeni të disa monedhave të cilat ishin planifikuar të listoheshin në bursën e FTX për ti blerë ata para se të bëhej njoftimi publik dhe shitur më pas për një fitim sipas një analize të publikuar nga firma Argus.
Mes fillimit të 2021 dhe Marsit të këtij viti, Alameda mbajti 60 milionë dollarë në 18 monedha të ndryshme të cilat do të listoheshin në FTX. Analiza fillimisht u përmend në një raport të The Wall Street Journal ditën e Hënë.
Alameda Research është një firmë tregtimi themeluar nga Sam Bankman-Fried në 2017-ën. Ai më pas themeloi FTX, bursën e cila shpalli falimentin javën e kaluar, në 2019-ën përpara se të distancohet nga operacionet ditore në Alameda në 2021.
Bankman-Fried mbajti të dy kompanitë si entitete më vete por një prej arsyeve pse FTX pësoi kolapsin ishte për shkak të një sasie të madhe FTT , monedha e FTX, të cilat ishin në regjistrat financiar të Alameda.
Argus, një kompani Londineze, themeluar vitin e kaluar ka disa investitorë si Y Combinator dhe Charles River Ventures.
“Ajo çfarë shohim është se ata thuajse një muaj përpara kanë blerë diçka të cilin nuk e posedonin,” tha bashkëthemeluesi i Argus Omar Amjad për WSJ.
“Është e qartë se diçka në treg po u tregon atyre çfarë duhet të blejnë dhe që nuk e kanë pasur deri në atë moment.”
Është një sjellje e cila është shfaqur edhe në firma të tjera kripto si tregu NFT OpenSea apo bursa Coinbase.
Ish menaxheri i produktit të OpenSea Nate Chastain ishte tregtari i parë i aseteve dixhitale që u akuzua për skema të brendshme tregtimi sipas Departamentit të Drejtësisë. Vitin e kaluar ai kishte përdorur informacione për koleksionet NFT që do të shfaqeshin në faqen kryesore të tregut për të përfituar financiarisht. Pasi u arrestua në Qershor ai kërkoi që çështja të rrëzohej sepse NFT-të nuk janë as letra me vlerë as komoditete por gjykata refuzoi kërkesën e tij.
Në Prill personaliteti kripto në Twitter i njohur për podcastet e tij Cobie raportoi një portofol në Ethereum i cili bleu 400 mijë dollarë monedha përpara se një postim në blog të postohej për listimin e monedhës në Coinbase. Dy javë më vonë CEO Brian Armstrong njoftoi se kompania nuk do të identifikonte më astet që po konsideronte ti listojë në bursë.
Në Korrik Departamenti Amerikan akuzoi ish menaxherin e produktit të Coinbase Ishan Wahi për konspiracion. Të njëjtën ditë Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë akuzoi Wahi se kishte ndarë informacione të fshehta me vëllain e tij Nikhil Wahi dhe një mik Sameer Ramani.
Nëse akuzat ndaj Alameda janë të vërteta, kompania rrezikon fatin e ish menaxherëve të OpenSea dhe Coinbase. /PCWorld Albanian