Al-Qassam: Një ushtare izraelite u vra nga sulmi ajror i Izraelit

Krahu ushtarak i grupit të rezistencës palestineze Hamas tha se një ushtare izraelite, e cila ishte rob, është vrarë nga një sulm ajror izraelit, transmeton Anadolu.

Kjo e çon numrin e pengjeve izraelitë të vdekur në Rripin e Gazës në 61, ndërsa Brigadat Al-Qassam gjithashtu thanë se një tjetër ushtar i robëruar është plagosur në sulmin e njëjtë.

“Al-Qassam raporton vdekjen e ushtares së robëruar, 19-vjeçares Fa’oul Azai Mark Asiyani, me prejardhje nga vendbanimi Modi’in, dhe plagosjen e një ushtari tjetër rob me lëndime mesatare në sulmin ajror izraelit që goditi Gazën”, thuhet në një deklaratë të grupit të armatosur në Telegram.

Më tej ata thanë se më vonë do të ofrojnë “dokumentacion për të vërtetuar saktësinë e këtij njoftimi”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga një sulmi ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor, gjatë të cilit mori dhjetëra pengje.

Të paktën 10.569 palestinezë, duke përfshirë 4.324 fëmijë dhe 2.823 gra, janë vrarë. Ndërkohë, numri i të vdekurve në anën izraelite është gati 1.600, sipas shifrave zyrtare.





Story i mëparshëm

​Këshilltarët e Qeverisë gjermane presin stagnim ekonomik edhe në 2024

Story i radhës

​Viktoria Plzen kualifikohet tutje, lufta për vendin e dytë mes Ballkanit, Astanas dhe Dinamo Zagrebit

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez