al ittifaq prezanton balotellin presidenti i klubit zbulon gjithcka lindi nga transfermarkt 69654dd3a52c1

Al Ittifaq prezanton Balotellin, presidenti i klubit zbulon: Gjithçka lindi nga Transfermarkt…

January 12, 2026
1 minut lexim

Pas eksperiencës te Genoa, Mario Balotelli vendosi të rinisë karrierën nga Al Ittifaq, një klub që militon në Divizionin e Dytë të futbollit në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe që është në pronësi të Pietro Laterza, pronar i Chievos në Serie D.

Dhe ishte pikërisht sipërmarrësi italian ai që zbuloi sesi lindi transferimi i Mario Balotellit në drejtim të Al Ittifaq.

‘Gjithçka lindi pas një kërkimi në Transfermarkt mes futbollistëve që nuk ishin në kontratë me ndonjë skuadër-tregon Laterza-Sapo lexuam emrin e tij, nisëm kontaktet  me përfaqësuesit e tij. Është i motivuar, është mirë. Na duhej një sulmues për të shënuar. Për Balotellin, Dubai është vendi i duhur nga ku të rinisë karrierën’

Më pas Pietro Laterza vijon me tregimin e tij duke zbuluar disa detaje të tjera.

‘U takuam në fillim të muajit dhjetor dhe mjaftoi një bisedë për të mbyllur marrëveshjen-shtoi Laterza-Mario është profesionist që ka shumë dëshirë për të luajtur sërish futboll. Në merkaton e janarit mund të merrnim vetëm 1 futbollist të huaj dhe ne zgjodhëm atë’.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

adriatik lapaj del me shkopinj ne duar keshtu do e thyej edi ramen 69654d756abaa
Lajmi i mëparshëm

Adriatik Lapaj del me shkopinj në duar: Kështu do e thyej Edi Ramën…

perse u permbyt gjirokastra banoret e lagjes blloku i furrave perroi nen uren e nanxes nuk eshte pastruar kurre 69654e843837f
Lajmi i radhës

Përse u përmbyt Gjirokastra? Banorët e lagjes “Blloku i Furrave”: Përroi nën urën e Nanxës nuk është pastruar kurrë

Të fundit nga

Putini shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin ka njoftuar një armëpushim të përkohshëm me Ukrainë, sipas një deklarate zyrtare të Kremlinit. Ky vendim vjen pak pas festës Pashkëve. Sipas njoftimit, armëpushimi do të hyjë në fuqi në datën 11 prill
ShkoLartë