Al Hilal për mrekullinë, Inzaghi sfidon Pep, City kërkon të shkruaj historinë

June 30, 2025
min lexim

Inzaghi për mrekullinë, Guardiola për historinë. Me këto perspektiva do të përballen Al-Hilal dhe Manchester City në sfidën e vlefshme për 1/8-at e finales së Kupës së Botës për Klube. Pas sigurimit të vendit të dytë në grup në ndeshjen e fundit falë fitores ndaj Pachuca-s, Al-Hilal kërkon mrekullinë dhe synon kualifikimin në çerekfinale. Dominim total nga ana tjetër për Manchester City, që e mbylli grupin me 9 pikë duke shkatërruar 5-2 Juventusin në përballjen vendimtare të ditës së fundit.

Inzaghi kundër Guardiola-s, do të kërkojë revanshin. Përballja mes sauditëve dhe anglezëve i jep Simone Inzaghi-t mundësinë për të marrë revanshin pas humbjes në finalen e Champions League në vitin 2023 kundër “citizens”. Pavarësisht ndeshjes në fazën e grupeve të Champions-it sezonin e fundit (që përfundoi 0-0 në Etihad), ish-trajneri i Interit dëshiron të rikuperojë, sado pak, atë që humbi në fushën e Stambollit. Dhe, për të përmendur edhe një herë Interin, vëmendje te përballja e mundshme në çerekfinale: nëse Al-Hilal dhe zikaltrit (të cilët luajnë sonte në orën 21:00 kundër Fluminense-s) kualifikohen, do të përballeshin në çerekfinale në një sfidë tipike të “ish-it”. Simone Inzaghi do të përballej me të kaluarën e tij, vetëm pak ditë pas largimit nga Interi.

Duke u kthyer në të tashmen, sonte në Orlando, skuadra saudite është përpara një prove të vështirë. Në letër, favorit është padyshim Manchester City, por Al-Hilal në tre ndeshjet e grupit ka treguar se mund të vërë në vështirësi këdo – shembulli më i qartë është pjesa e parë kundër Real Madridit, e dominuar pothuajse totalisht.

Nga ana tjetër, City paraqitet me një fytyrë të re dhe shumë lojtarë që duan të tregojnë vlerat e tyre. Mbi të gjithë Rodri, i sapokthyer nga një dëmtim në ligamentin e gjurit dhe që ka ndryshuar fytyrën e skuadrës. Me Reijnders dhe Bernardo Silva të lirë në fazën ofensive, City ka shumë armë për të sulmuar. Por vëmendje edhe ndaj aftësisë së Al-Hilal në kundërsulme, një markë e vërtetë e Simone Inzaghi-t dhe një koncept që ai e ka përdorur gjithmonë në mënyrë efikase në çdo skuadër që ka drejtuar. Premisat për një ndeshje të madhe janë të gjitha: vetëm fusha do të tregojë kush e meriton kalimin në çerekfinale.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Avokati i Berishës: Kërkesa e gjyqtares Ulliri për dorëheqje në dosjen “Partizani” muhabet korridoresh, vendimi duhej marrë më herët

Të fundit nga

Nora Istrefi rrëmben vëmendjen me bikini

Nora Istrefi ka dëshmuar sërish pse konsiderohet një nga figurat më magjepsëse të skenës shqiptare. Këngëtarja u shfaq e mrekullueshme në një set fotografik pranë një pishine luksoze, me detin e kaltër
ShkoLartë