Avokati i Berishës: Kërkesa e gjyqtares Ulliri për dorëheqje në dosjen “Partizani” muhabet korridoresh, vendimi duhej marrë më herët

June 30, 2025
1 minut lexim

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, komentoi për mediat shtyrjen e seancës së parë gjyqësore për aferën “Partizani” nga GJKKO.

Ai u shpreh për kërkesën e gjyqtares Elsa Ulliri për dorëheqje nga gjykimi, duke e cilësuar si një “muhabet korridorësh” që nuk duhet të ndikonte në proces.

Sipas tij, gjyqtarja ishte e pranishme dhe drejtoi seancën, pavarësisht se kërkesa për dorëheqje ishte depozituar 10 ditë më parë. Gjokutaj theksoi se vendimi për këtë çështje duhej të ishte marrë përpara ditës së gjykimit dhe se shtyrja nuk ishte e nevojshme.

Ai vuri në dukje se situata duhet të trajtohet me përgjegjësi për të mos penguar rrjedhën normale të procesit gjyqësor. Për momentin, ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga GJKKO për këtë kërkesë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Rritet rreziku nga zjarret, QMK me thirrje për kujdes nga qytetarët

Të fundit nga

Nora Istrefi rrëmben vëmendjen me bikini

Nora Istrefi ka dëshmuar sërish pse konsiderohet një nga figurat më magjepsëse të skenës shqiptare. Këngëtarja u shfaq e mrekullueshme në një set fotografik pranë një pishine luksoze, me detin e kaltër
ShkoLartë