Al Hilal ka arritur marrëveshje me Sevilla për ta transferuar portierin Yassine Bono, shkruajnë mediet spanjolle.
Arabët do të paguajnë tek andaluzianët shifrën e 19 milionë eurove, që mund të shkojë deri në 21 milionë në bazë të bonuseve.
Portieri nga Maroku do të ketë kontratë 3 vjeçare me Al Hilal.
Ndërsa do të transferohet tek klubi i ri sapo të përfundojë Superkupa e Evropës ndaj Manchester City.