Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi” nga Shkupi sot niset drejt qytetit Mersin të Republikës së Turqisë ku do të marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar për fëmijë i cili organizohet me rastin e shënimit të ditës së fëmijëve në Turqi.
Në këtë festival të këngës dhe valleve do të prezantohen 15 shtete nga e mbarë bota.
Republikën e Maqedonisë së Veriut në këtë festival ekskluzivisht do ta përfaqësoj Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi”.