Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi” nga Shkupi nga sot do prezanton kulturën dhe traditat shqiptare në festivalin e përvitshëm ndërkombëtar të qytetit Septemvri në Bulgari.
Gjatë katër ditëve të ardhshme AKV “Ibe Palikuqi” do të prezantohet me një program të pasur kulturo-artistik, përkatësisht do të prezantojë pikat e saja më të fuqishme e me këtë rast edhe kulturën dhe traditat tona para një numri të konsiderueshëm ansamblesh konkurruese nga shumë vende të botës.
Qëllimi i përfaqësuesve të Ibe Palikuqit është që të triumfojë dhe të dal e para e me këtë të gjitha vlerat tona kulturore dhe artistike t’i vendoj në piedestal.
Sipas udhëheqësve të AKV “Ibe Palikuqi” nga Shkupi duke pasur parasysh përkushtimin dhe përgatitjet e anëtarëve të ansamblit, suksesi nuk do të mungojë
Me këtë rast nga AKV “Ibe Palikuqi” kanë falënderuar z. Amir Mamuti për kontributin e dhënë që ky ansambël të mund të marrë pjesë në shumë festivale me rëndësi ndërkombëtare.
Edhe kësaj radhe, shkolla e kulturës shqiptare, Ansambli i këngëve dhe valleve “Ibe Palikuqi” nga Shkupi përmes pjesëmarrjeve të shumta nëpër festivale të ndryshme në mbarë botën po vazhdon të mbetet “ambasador” i shkëlqyer i kulturës dhe traditës shqiptare në Maqedoni të Veriut.