Akuzoi Trumpin se e donte për një natë për 10 mijë dollarë/ Pornostarja vidhet nga avokati i saj, i merr 300 mijë $

February 4, 2022
1 minut lexim

Aktorja e filmave për të rritur Stormuy Daniels e cila akuzoi ish-presidentin amerikan Donald Trump se i ofroi 10 mijë dollarë për një natë, tani është mashtruar nga vetë avokati i saj të cilin e kishte punësuar në çështjen e saj ndaj Donald Trump.

Michael Avenatti u dënua ditën e sotme me dy vite burg pasi ai kishte vjedhur 300 mijë dollarë klientes së tij. Këtë shumë pornostarja priste ta nxirrte nga libri që do të botonte dhe që fliste për të gjitha raportet e saj me Donald Trump dhe akuzat që ajo kishte bërë ndaj ofertës së tij për të kaluar një natë me të, shkruan Associated Press. 

Dënimi ishte një shok i vërtetë për Avenattin, i cili pati marrë famë në betejën ligjore të pornostares Storymuy Daniels kundër Trump.

“Jam shumë i zhgënjyer nga verdikti i jurisë. “Mezi pres një gjykim të plotë të të gjitha çështjeve në apel”, u tha Avenatti gazetarëve jashtë sallës së gjyqit federal në Nju Jork. Gjykatësi amerikan Jesse M. Furman urdhëroi Avenattin të dorëzohej të hënën te marshallët amerikanë në Kaliforni.  

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dëmtimet muskulore te sportistët

Story i radhës

Pence: Ish-presidenti Trump e ka gabim. Nuk mund t’i përmbysja zgjedhjet

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,
ShkoLartë