Akuzoi ish-shoqen që ia mori të fejuarin – Vesa Vllasaliu tregon nëse ka pasur së fundmi ndonjë kontakt me ata të dy

April 3, 2024
1 minut lexim

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, ka qenë një ndër personazhet më të përfolura të këtij edicioni.

Përpara se të hynte në këtë spektakël, ajo ka ndarë disa detaje për jetën e saj private; gjegjësisht ndarjen nga futbollisti, Mërgim Berisha si dhe martesën e këtij të fundit me ish-shoqen e saj më të ngushtë.

E ftuar së fundmi në emisionin Hambar të Kanal 10, Vesa u pyet nëse ka pasur më ndonjë kontakt me ish të fejuarin e saj si dhe po ashtu me ish-shoqen e saj.

Ajo tha se me ta nuk mban më kontakte, derisa për çështjet e tjera e ka të angazhuar avokatin e saj.

“E kam avokatin tim, ai merret me këto sende. I thirr prindërit e mi, ose dajën tim për me marr informacione, sepse unë s’kam nerva. Këta le ta jetojnë jetën edhe unë temën”, deklaroi Vllasaliu duke mos ndarë detaje të tjera.

Lidhja e saj me futbollistin Berisha ka qenë ndër më të komentuarat muajve të fundit. Vesa pati akuzuar se ish-shoqja e saj e ngushtë kishte ndërhyrë në lidhjen e tyre.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kompromisi për amnistinë/ Të enjten opozita bashkon votat, përfitojnë 700 të burgosur dhe 2 mijë në shërbim prove

Story i radhës

“Ylli” maroken drejt rikthimit në Serie A

Të fundit nga

ShkoLartë